Ashtu si në shumë institucione të tjera edhe në bashkinë e Tiranës shënohen radhë të gjata për shërbime.
Mëngjesi i sotëm, i ka gjetur qytetarët që duan të marrin shërbime të grumbulluar nën diell para hyrjes së bashkisë.
Në hyrje është vënë një çadër, por që është e pamjaftueshme për numrin e madh të personave.
Ndërkohë, sikurse mund të shihet nga pamjet që sjell Ora News, qytetarët nuk ruajnë distancimin fizik dhe një pjesë prej tyre nuk kanë maska.