Veliaj miraton planin për ndërtimet te Liqeni, PD: Do ngrihen kulla deri në 18 kate - Bota Sot
Veliaj miraton planin për ndërtimet te Liqeni, PD: Do ngrihen kulla deri në 18 kate

Tirana

Veliaj miraton planin për ndërtimet te Liqeni, PD: Do ngrihen kulla deri në 18 kate

Më: 2 gusht 2020 Në ora: 14:39
Erion Veliaj

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka miratuar zyrtarisht Planin e Detajuar Vendor për ndërtimet në zonen e parkut të liqenit artificial e emërtuar TR169, dhe sipas PD me percaktimet e reja kullat do të ndërtohen deri në 18 kate.

Zëdhënësja e selisë blu, Ina Zhupa, deklaron se klientet e zakonshëm të pushtetit, firma “51N4E” e njohur si firma ku punon vajza e kryeministrit dhe Gent Agolli, ish konsulenti i sheshit “Skenderbej”, kane planifikuar ne PDV e re qe mori miratimin e Bashkise Tirane, ndertime per te gjithe zonen ne Liqenin Artificial.

Zona njihet si e Garda e Republikes, ju dha Bashkisë Tiranë edhe Veliaj premtoi edhe genjeu që do ja kthente parkut te Liqenit.

Zhupa: Erion Veliaj me vendimin nr.15308, datë 12.05.2020 ka miratuar zyrtarisht këtë plan duke i hapur rrugë kështu zhvillimit me ndertime në këtë zonë. Referuar nenit 25 te rregullores se planit per PDV-TR169 është përcaktuar që objektet do kenë lartësi projektimi deri në 18 kate . Siperfaqja e ndërtimit dhe rizhvillim është parashikuar te jete 61.000 m2 .

Zhupa thotë se e gjithë zona do ndërtohet siç kishte paralajmëruar edhe denoncuar me fakte që në 2018, me video të nxjerre nga AKPT.

Zhupa: Tashmë siç pritej është miratuar që 50% do jenë godina publike, një nga keto Biblioteka Kombetare, kjo për të hapur rrugën që 50% të jenë kullat private të oligarkeve në zonën e liqenit, me shërbime, banim, parkim etj. Mes për mes do kaloj rruga e famshme që ishte pjesë e planit të betonizimit, e denoncuar nga foltorja e PD ne mars 2009, ku 650 metra rruge do lidhin pikerisht kullat e reja te Liqenit me rrugen e Kosovareve.

Zëdhënësja e selisë blu kujton se këto 650 metra rrugë për kullat private do të na kushtojnë 2 milion euro nga taksat tona.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat