Dy punonjëse me koronavirus, mbyllet çerdhja në Tiranë

Tirana

Dy punonjëse me koronavirus, mbyllet çerdhja në Tiranë

Më: 3 gusht 2020 Në ora: 13:02
Foto ilustrim

Dy punonjëse të një çerdheje shtetërore në Tiranë, kanë rezultuar të infektuara me koronavirus, duke bërë që institucioni të mbyllet.

Bëhet fjalë për çerdhen nr.42, ku njëra nga të infektuarat është edukatore dhe tjetra punonjëse mbështetëse.

Për të shmangur rrezikun e përhapjes së infektimit, është marrë vendimi për mbylljen e çerdhes.

Ndërkohë edhe punonjësit e tjerë i janë nënshtruar tamponit dhe pritet përgjigja e rezultateve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat