Veliaj harron lagjet, banorët ankohen për rrugët “Vangjel Noti” dhe “Pavarsia”

Tirana

Veliaj harron lagjet, banorët ankohen për rrugët “Vangjel Noti” dhe “Pavarsia”

Më: 15 gusht 2020 Në ora: 14:52
Erion Veliaj

Banorët në rrugën ”Vangjel Noti” dhe “Pavarësia” ankohen për gjendjen e degraduar të rrugëve ndërsa akuzojnë kryetarin e bashkkisë Erion Veliaj i cili ka shkuar në zonë vetëm në kohë fushate. Ata kërkojnë asfaltimin e rrugës e cila është e degraduar

Rruga ndodhet në afërsi të Laprakës dhe prej vitesh nuk është vënë dorë.

“Kështu e mbaj mend prej 17 vitesh që kam ardhur në Tiranë. Ka qenë madje edhe më keq”

“Veliaj të vijë të shohë periferinë e Tiranës, ku ka më shumë banorë të mos shikojë vetëm qendrën”

Vetëm kur kanë nevojë për të marrë votat na luten. Një shi të bjerë dhe fëmijët tanë bëhen pis nga gropat e ujit”
 
Në këtë lagje jetojnë më shumë se 1000 banorë të cilët prej vitesh përballen më mungesën e infastrukturës,dhe harresën nga ana e bashkisë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat