Tiranë, digjet gjatë natës një makinë e parkuar

Tirana

Tiranë, digjet gjatë natës një makinë e parkuar

Më: 4 shtator 2020 Në ora: 09:16
Ilustrim

Një makinë është djegur gjatë natës, teksa ka qenë e parkuar.

Ngjarja është shënuar rreth orës 02:50 të mëngjesit të sotëm, në rrugën “ Thoma Goxhaj”, në Kombinat, Tiranë.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht mjeti i parkuar në pronësi të shtetasit A.A.

Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat