E rëndë, 22-vjeçari i jep fund jetës duke prerë damarët

Tirana

E rëndë, 22-vjeçari i jep fund jetës duke prerë damarët

Më: 13 shtator 2020 Në ora: 10:14
Foto ilustrim

Një 22-vjeçar është gjetur i vdekur në banesën e tij në Tiranë. Sipas policisë, më datë 13.09.2020, rreth orës 08:18, tek "Kodra e Priftit" në katin e dytë të banesës së tij, është gjetur nga familjarët pa shenja jete shtetasi A.M. 22 vjeç.

Dyshohet se i ndodhur në kushte të rënda psikologjike ka dëmtuar veten duke prerë damarët e duarve, e për pasojë ka ndërruar jetë (e konfirmuar nga ekipi mjekësor).

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat