Katari, jep 5 mln $ për rindërtimin në Tiranë

Tirana

Katari, jep 5 mln $ për rindërtimin në Tiranë

Më: 13 shtator 2020 Në ora: 18:36
Foto nga takimi

5 milionë Dollarë është granti i dhënë nga Fondi i Katarit për ndërtimin e dy shkollave dhe një kopshti në kryeqytet.

Marrëveshja e firmosur në Tiranë nga ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj dhe drejtori i Fondit të Katarit për Zhvillim është e 11 e nënshkruar në kuadër të bashkëpunimit me donatorët e huaj këto 3 muaj.

“Marrëveshja konsiston në një projekt në vlerë 5 milionë Dollarë nga qeveria e Katarit, të destinuara të dy shkollave dhe një kopshti dhe shkolle në Bashkinë e Tiranës. Rindërtimi i shkollës 9-vjeçare Lasgush Poradeci dhe asaj 9-vjeçare dhe të mesme në Pezë të madhe “15 Shtatori” dhe kopshtit dhe çerdhes 42”.

Në një kohë të pazakontë për shkak të pandemisë së Covid-19, drejtori i Fondit të Katarit shpjegoi edhe rëndësinë e kësaj marrëveshje për vendin e tij.

“Arsimi përbën një prioritet shumë të madh për shtetin e Katarit, sektor të cilit i japim një shtysë të veçantë, qoftë brenda por edhe jashtë vendit tonë. Ndaj dhe kemi vendosur shumë buxhete për shtete në nevojë që edhe këto vende të kenë mundësi për të rritur cilësinë e arsimit”.

Ministri Ahmetaj tha se projekti i arsimit përfshin rindërtimin e 143 shkollave në gjithë territorin e dëmtuar nga tërmeti dhe se të gjitha subjektet arsimore që po ndërtohen me paratë e buxhetit të shtetit do të mbyllen brenda 31 Dhjetorit.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, Drejtori i Fondit të Katarit për Zhvillim u prit edhe nga kryebashkiaku veliaj, i cili i dhuroi Çelësin e 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat