Sot plehrat kanë pushtuar lagjen, banorët: Kur i blemë në 3D ishin me lulishte

Tirana

Sot plehrat kanë pushtuar lagjen, banorët: Kur i blemë në 3D ishin me lulishte

Më: 10 tetor 2020 Në ora: 14:34
Tiranë

Periferia e Tiranës prej disa vitesh është lënë në harresë të plotë.

Në zonën e Doganës lagjja i ngjan një landfilli, ndërkohë që jemi në një lagje të Tiranës, e njohur ndryshe si pallati i Verdhë.

Zona është lënë krejtësisht në harresë nga bashkia e cila dhe pas denoncimeve të banorëve nuk ka marrë asnjë masë.

“Shkuam tek bashkia por askush nuk mori asnjë masë” thote nje banor

Ujrat e zeza kanë dalë në sipërfaqe duke rrezikuar infeksione të familjet që kanë ndërtuar jetën në këtë zonë.

“Ujrat e zeza kanë plasur dhe kemi frikë për fëmijët” thonë banorët. Ndërsa fëmijët tregojnë se “ka dhe minj”

Banorët akuzojnë kryebashkiakun Veliaj dhe punonjësi që nuk interesohen për lagjet e qytetit por përqëndrohen vetëm në qendër,

“Kur blemë shtëpitë ishin projektet në 3D me lulishte. Morëm shtëpitë të banonim këtu, po a jetohet këtu? Natën vijnë kamionët me inerte e i shkarkojnë këtu.“

Kërkojnë marrjen e masave sa më parë pasi kjo situatë ka mbi 2 vite ndërsa kamionë të ndryshëm me inerte pothuajse cdo ditë i shkarkojnë në këtë lagje duke e bërë të pamundur jetesën aty.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat