Plagoset një e moshuar në Tiranë, u aksidentua nga motori

Tirana

Plagoset një e moshuar në Tiranë, u aksidentua nga motori

Më: 20 tetor 2020 Në ora: 20:01
Ilustrim

Një e moshuar ka mbetur e aksidentuar këtë pasdite, në Tiranë.

75-vjeçarja me inicialet V. Z po ecte në rrugën “Tre Dëshmorët”, teksa u përplas nga një motor me drejtues shtetasin K. N.

Gruaja u transportua për në spital, ku ndodhet nën kujdes mjekësor, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Nr.6, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor shkoi në vendngjarje dhe nisi punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat