Arrestohen në flagrancë 10 persona në Tiranë

Tirana

Arrestohen në flagrancë 10 persona në Tiranë

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 13:47
Foto ilustrim

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 10 persona në 24 orët e fundit, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit P.L., 21 vjeç, pasi gjatë kontrollit të mjetit me të cilin ky shtetas qarkullonte iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë e ftohtë (dorezë metalike).

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.S., 38 vjeç, pasi në rrugën ‘”Siri Kodra”, nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të Policisë si dhe ka kundërshtuar dhe goditur punonjësit e Policisë, për shkak të detyrës.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimi në flagrancë të shtetasve :

•D.F., 26 vjeçe, pasi në rrugën “Panorama”, u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatese;

•M.Xh., 27 vjeç, F.B., 39 vjeç, E.T., 42 vjeç, E.T., 28 vjeç dhe A.Ç., 38 vjeç, pasi u kapën flagrancë duke drejtuar mjetet përkatese në gjendje të dehur;

•K.V., 19 vjeç dhe V.P., 36 vjeç, pasi në Kamëz, shtetasi K.V., duke drejtuar mjetin motorr pa lejen përkatese ka bërë parakalim në vijë të pandërprerë dhe për pasojë është përplasur me pasqyrën e mjetit me drejtues V.P., dhe për pasojë është dëmtuar, i cili ndodhet në spital, nënkujdesin e mjekëve. V.P., në momentin e parakalimit të drejtuesit të motorrit, dyshohet se ka kryer manovër të gabuar.

Gjatë natës, tek kthesa e Kamzës, si pasojë e një difekti në pjesën e baterisë ka marrë flakë mjeti i parkuar në përdorim nga shtetasi Xh.A. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat