Klientë të huaj, ‘shërbim’ deri në 300 mijë lekë/ Si organizohej prostitucioni në qendrën e masazhit në Tiranë

Tirana

Klientë të huaj, ‘shërbim’ deri në 300 mijë lekë/ Si organizohej prostitucioni në qendrën e masazhit në Tiranë

Më: 11 nëntor 2020 Në ora: 12:34
Foto ilustrim

Publikohen detaje të reja lidhur me operacionin e Policisë së Tiranës, në të cilin u arrestua menaxheri i një qendre masazhi.

Sipas asaj që mëson Ora, i arrestuar në flagrancë është 35-vjeçari Fatjon Hyka, i cili akuzohet për veprën penale “Shfrytëzim Prostitucioni”.

Qendra e masazhit në të cilën kryhej aktiviteti i paligjshëm ndodhet në afërsi të gjimnazit “Petro Nini”, pranë sheshit Willson.

Mësohet se vajzat që janë përdorur për prostitucion janë të moshës 20- 30 vjeçe.

Klientët që kanë marrë shërbime seksuale në këtë qendër janë kryesisht të huaj, ndërsa shumat që paguanin për shërbimin variojnë nga 5 mijë deri në 30 mijë lekë.

Hetimet në lidhje me këtë aktivitet të paligjshëm për shfrytëzim prostitucioni kanë filluar prej disa muajsh dhe janë finalizuar me arrestimin e menaxherit.

Biznese të tilla të qendrave të masazhit janë kthyer në një vatër të nxehtë të shfrytëzimit të prostitucionit.

Edhe disa muaj më parë policia kreu dy operacione në dy zona të ndryshme të Tiranës ku në pranga u vunë menaxherë të qendrave që kanë ofruar shërbime ekstra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat