Arrestohet 33-vjeçari në Tiranë ndërsa shpallet nëkërkim bashkëpunëtori, merrnin kredi me dokumente të falsifikuara

Tirana

Arrestohet 33-vjeçari në Tiranë ndërsa shpallet nëkërkim bashkëpunëtori, merrnin kredi me dokumente të falsifikuara

Më: 11 nëntor 2020 Në ora: 14:41
Ilustrim

Policia e Tiranës ka goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e falsifikimit të dokumenteve dhe mashtrimit në kredi, duke arrestuar një person dhe shpallur në kërkim një tjetër.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet nga specialistët e Seksionit të Krimit Ekonomik në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, operacioni policor i koduar “Kredia-4”.

Ndalohet 1 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër.

Specialistët e Seksionit të Krimit Ekonomik në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e falsifikimit të dokumenteve dhe mashtrimit në kredi, zhvilluan dhe finalizuan operacionin e koduar “Kredia-4”, si rezultat i të cilit u bë ndalimi i shtetasit:

H. L., 33 vjeç, banues në Tiranë. Si dhe u shpall në kërkim shtetasi L. A. ( nuk jepen të dhëna tjera për arsye hetimi).

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë ende të paidentifikuar, kanë marrë kredi të vogla në institucione mikrofinanciare duke përdorur dokumente të dyshuara të falsifikuara.

Punohet për kapjen e shtetasit L. A. dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi në kredi“ dhe “Falsifikimi i dokumenteve.”

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat