Sot, 76-vjetori i Çlirimit të Tiranës, Braimllari: Lavdi Luftës Antifashiste-Nacional-Çlirimtare!

Tirana

Sot, 76-vjetori i Çlirimit të Tiranës, Braimllari: Lavdi Luftës Antifashiste-Nacional-Çlirimtare!

Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 08:38
Tirana/arkiv

Sot shënohet 76-vjetori i çlirimit të kryqytetit. Ky moment historik, konsiderohet si operacion i madh, nga më të rëndësishmit, më të ashprit e më të suksesshmit që kanë zhvilluar njësitë e UNÇSH kundër forcave gjermane e bashkëpunëtorëve të tyre për çlirimin e qyteteve të Shqipërisë.

Ish-deputeti i LSI, Endrit Braimllari, në një postim në facebook shpreh mirënjohjen për gratë dhe burrat që luftuan dhe ranë në betejë për çlirimin e Tiranës.

Braimllari: Në mëngjesin e 17 nëntorit të vitit 1944, pas 19 ditë e netë luftë të ashpër e të pandërprerë, kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, u çlirua. Operacioni mësymës për çlirimin e Tiranës u përgatit dhe u zhvillua në kuadrin e mësymjes së përgjithshme të UNÇSH-së për çlirimin e plotë të Shqipërisë. Ai ishte vijimi dhe kulmi i mësymjes së përgjithshme. Nderim dhe mirënjohje për të gjithë të rinjtë dhe të rejat, gratë dhe burrat që luftuan dhe ranë në betejë për çlirimin e Tiranës. Lavdi Luftës Antifashiste-Nacional-Çlirimtare.Lavdi Dëshmorëve të Atdheut.

Çlirimi i kryeqytetit iu ngarkua Korpomatës së i Sulmuese. Shtabi i korpomatës hartoi një plan operacioni të hollësishëm në bazë të planit operativo-strategjik të Komandës së Përgjithshme.

Plani parashikonte krijimin e frontit të brendshëm dhe të jashtëm me qëllim mbylljen dhe goditjen e garnizonit gjerman brenda Tiranës. Operacioni u zhvillua në tri faza: faza përgatitore (12 shtator – 28 tetor), faza e parë e sulmit (29 tetor – 10 nëntor) dhe faza e sulmit përfundimtar (11 – 17 nëntor).

Operacioni i mësymjes për çlirimin e Tiranës përfundoi me fitore, pas 19 ditë luftimesh të ashpra (29, 10, – 17, 11) brenda në qytet, si dhe gjatë rrugëve të komunikacionit që çonin drejt tij. Më 17 nëntor Tirana u çlirua.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat