Lagjja e re në Kombinat, Veliaj-Ramës: Të shtunën do fillojmë me pallatet e para

Tirana

Lagjja e re në Kombinat, Veliaj-Ramës: Të shtunën do fillojmë me pallatet e para

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 11:11
Erion Veliaj dhe Edi Rama

Këtë javë në Kombinat do të fillojë puna për pallatet e reja.

Nga Petrela ku inspektoi bashkë me kryeministrin Edi Rama shkollën e re që po rindërtohet, kryebashkiaku Erion Veliaj informoi se aktualisht të shtunën do të fillojë puna dhe me pallatet e para.

“Lagjja e re e Vaqarrit edhe e Pezës, kaloi me VKM-të e reja. Dje ishim me ministren Balluku në Kombinat, do hapim edhe një zyrë komunikimi me qytetarët për të sqaruar të gjithë mënyrën sesi do funksionojë lagjja e re, ne besojmë në kohë rekord do fillojmë edhe aty. Janë çuar njoftimet, ka filluar zbrazja dhe besoj që të premten ose të shtunën do fillojmë me pallatet e para.

Nga ajo që pamë dje, shumica i kishin zbrazur duraluminet dhe gjithë gjërat e vlefshme nga banesat”, theksoi Veliaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat