Zona e ish-Bllokut zhytet në errësirë totale

Tirana

Zona e ish-Bllokut zhytet në errësirë totale

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 22:52
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një pjesë e Tiranës është përfshirë nga terri mbrëmjen e sotme. Më konkretisht zona e ish-Bllokut është në errësirë totale për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike.

Këto ndërprerje kanë ndodhur edhe më herët gjatë ditës së sotme në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Nuk dihet nëse kemi të bëjmë me ndonjë avari në kabinat elektrike. Megjithatë pritet një njoftim nga OSHEE për të qartësuar banorët e Tiranës.

Ende nuk ka një informacion se sa do të zgjasë kjo ndërprerje e dritave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat