Të shtëna me armë në kryeqytet

Tirana

Të shtëna me armë në kryeqytet

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 23:00
Foto ilustrim

Një person ka qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Tiranë, te 'Fusha e Aviacionit'.

Informacion paraprak:

Me datë 27.11.2021, rreth orës 21:35, në vendin e quajtur "Fusha e Aviacionit", një person që qarkullonte me automjet ka qëlluar në ajër me pistoletë manovër.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një gëzhojë pistolete manovër.

Shërbimet e Policisë falë veprimeve të shpejta dhe informacioneve të marra në rrugë operative kanë bërë të mundur identifikimin e personit të dyshuar dhe vijon puna për kapjen e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat