​Reshje shiu dhe stuhi gjatë gjithë ditës, kjo është gjendja në Tiranë

Tirana

​Reshje shiu dhe stuhi gjatë gjithë ditës, kjo është gjendja në Tiranë

Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 22:38
Foto ilustrim

Sot në Tiranë ka pasur shira të vazhdueshëm, ku herë-herë kanë qenë me intensitet të lartë.

Institucioni i Prefektit të Qarkut Tiranë së bashku me strukturat e Mbrojtjes Civile dhe drejtoritë operacionale që veprojnë në raste emergjente, po monitorojnë në mënyrë të vazhdueshme situatën në të gjithë territorin.

Njoftimi i plotë i Prefektit të Qarkut Tiranë:

Gjatë ditës së sotme, datë 29.11. 2021, në territorin e Qarkut Tiranë ka pasur shira të vazhdueshëm, ku herë-herë kanë qenë me intensitet të lartë.

Institucioni i Prefektit të Qarkut Tiranë, në bashkërendim me gjithë strukturat e Mbrojtjes Civile të 5 Bashkive dhe drejtorit operacionale që veprojnë në raste emergjente, ka monitoruar në mënyrë të vazhdueshme situatën në të gjithë territorin.

Si rezultat deri në këto momente, gjendja në të gjithë qarkun është në normalitet të plotë:

-Nuk ka pasur as një problematikë në gjithë infrastrukturën rrugore si për raste rrëshqitjesh dherash ashtu dhe për raste grumbullime ujërash.

-Situata e Energjisë Elektrike në gjitha zonat ka qenë pa as një problem.

-Probleme me ujin e pijshëm nuk ka pasur.

-Problematika në komunitet nuk ka pasur

Situata në gjithë territorin e Bashkisë Tiranë me gjithë shirat e vazhdueshëm të rëna gjatë gjithë ditës, ka qenë në normalitet të plotë, pa asnjë problem.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat