Makina përplas këmbësorin, shoferi ia ‘mbath’

Tirana

Makina përplas këmbësorin, shoferi ia ‘mbath’

Më: 6 dhjetor 2021 Në ora: 21:17
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Siri Kodra”, ku një mjet me drejtues ende të paidentifikuar ka aksidentuar këmbësorin shtetasin B. P., 41 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi B. P, i cili ndodhet në spital.

Ai është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat