Vrasja e të riut në Tiranë, policia merr në pyetje shokun e viktimës

Tirana

Vrasja e të riut në Tiranë, policia merr në pyetje shokun e viktimës

Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 08:02
Foto nga vendi i ngjarjes

Jurgen Duka 29-vjeç u vra me armë zjarri pas mesnate në Tiranë.

Ngjarja e rëndë ndodhi pranë rrugës Irfan Tomini. Pas një sherri të çastit mes dy personave, dyshohet në gjendje të dehur, njëri prej tyre ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të shtetasit Jurgen Duka.

I riu u dërgua me urgjencë drejt spitalit, por nuk mundi të mbijetojë si pasojë e plagëve të marra.

Fill pas ngjarjes, policia mori në pyetje shokun e viktimës dhe disa persona të tjerë që kanë qenë të pranishëm në momentin e vrasjes.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë rreth orës 00:20, në rrugën “Irfan Tomini”, shtetasi J.D. (M)., është konfliktuar me një person ende të paidentifikuar.

Personi ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri ku ka mbetur i plagosur shtetasi J. D. (M)., rreth 29 vjeç. Si pasojë e plagëve të marra, shtetasi J. D. (M)., ka ndërruar jetë në Spitalin Universitar të Traumës.

Shërbimet e Policisë kanë kaluar menjëherë në vendngjarje, dhe grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë ka sekuestruar prova materiale që shërbejnë për të identifikuar autorin e ngjarjes.

Janë marrë në pyetje shoku i shtetasit J. D. (M)., dhe persona të tjerë në vendngjarje.

Vijon puna për identifikimin e kapjen e autorit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat