Përplasen dy makina në Tiranë, katër të plagosur

Tirana

Përplasen dy makina në Tiranë, katër të plagosur

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 12:04
Foto ilustrim

Një aksindet ka ndodhur në Tiranë, mes dy makinave.

Policia bën të ditur se kanë mbetur të lënduar katër persona.

“Me datë 16.12.2021, rreth orës 11:00, në afërsi të “Universitetit të Sporteve”, janë përfshirë në një aksident mjeti me drejtues shtetasin G. K., me mjetin me drejtues shtetasin E. B.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar pasagjerët e mjeteve, shtetasja E. P., 18 vjeçe; D. D., 19 vjeç; G. T., 19 vjeç dhe kembësorja shtetasja A. B., 19 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat