E rëndë në Tiranë/ Merr flakë një banesë, vdes e moshuara që jetonte e vetme

Tirana

E rëndë në Tiranë/ Merr flakë një banesë, vdes e moshuara që jetonte e vetme

Më: 18 dhjetor 2021 Në ora: 16:34
Foto nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Shkozë, në afërsi të shkollës “Androkli Kostollari”.

Një banesë është përfshirë nga flakët dhe për pasojë ka humbur jetën e moshuara që jetonte e vetme.

Ajo është identifikuar me inicialet M.B., 90 vjeçe.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat