Skandali në Tiranë/ Shfrytëzonte gruan për prostitucion, arrestohet i riu, në pranga dhe 70-vjeçari që i gjente klientët

Tirana

Skandali në Tiranë/ Shfrytëzonte gruan për prostitucion, arrestohet i riu, në pranga dhe 70-vjeçari që i gjente klientët

Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 09:37
Foto ilustrim

Një 26-vjeçar në Tiranë është arrestuar nga policia pasi shfrytëzonte bashkëshorten për prostitucion, duke ushtruar dhunë ndaj saj.

Operacioni policor i koduar  “EXPLOITATION” çoi në pranga shtetasin V. Gj., banues në Tiranë, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Dhuna në familje”.

Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. O., 70 vjeç, banues në Tiranë.

"Nga veprimet e mirorganizuara operative dhe hetimore të specialistëve për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4, u arrit të zbulohet dhe të dokumentohet plotësisht ngjarja, nga e cila rezulton se 27-vjeçarja  shfrytëzohej për prostitucion nga bashkëshorti i saj, shtetasi V. GJ., i cili e dhunonte, si dhe nga shtetasi P. O" njofton policia.

Këtë aktivitet kriminal këta persona e kryenin në apartamentin e shtetasit P. O., i cili siguronte dhe klientët.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e plotë dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari të kundërligjshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, pët veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat