5 të arrestuar në Tiranë

Tirana

5 të arrestuar në Tiranë

Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 15:58
Foto ilustrim

Vihen në pranga 5 shtetas dhe procedohen penalisht 8 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. H., 57 vjeç. Ky shtetas ka ngacmuar seksualisht në mënyrë të vazhdueshme, një 16-vjeçare (vajzën e bashkëshortes së tij). Pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe denoncimit nga mamaja e 16-vjeçares u bë arrestimi i 57-vjeçarit, për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari” dhe “Ngacmimi seksual”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit V. J., 35 vjeç, pasi punonjësit e OSHEE-së në Kamzë, në banesë kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– K. X., 19 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin, pa leje drejtimi;

– E. Sh., 25 vjeç, pasi ka aksidentuar një shtetas të mitur 8 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetësore;

– E. R., 20 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 proceduan penalisht shtetasit D. S., 26 vjeç dhe D. S., 22 vjeç (vëllezër); I. D., 26 vjeç; B. M., 34 vjeç; E. S., 26 vjeç; K. M., 21 vjeç; E. M., 27 vjeç dhe B. M., 38 vjeç, pasi në ambientet e një subjekti privat, janë kofliktuar dhe kanë goditur njëri-tjetrin.

Më datë 20.12.2021, shtetasi E. Z., 48 vjeç ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer, bashkëshortja e tij, shtetasja A. Z., 43 vjeçe, së bashku me 3 fëmijët e mitur.

Më datë 20.12.2021, shtetasi P. M., 20 vjeç ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer, bashkëjetuesja e tij, shtetasja V. M., 18 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat