Erion Veliaj zbulon detaje se ç’do të ndodhë natën ndërrimit të viteve në kryeqytet

Tirana

Erion Veliaj zbulon detaje se ç’do të ndodhë natën ndërrimit të viteve në kryeqytet

Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 19:04
Erion Veliaj

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka zbuluar disa detaje se çfarë do të ndodhë mbrëmjen e ndërrimit të viteve në kryeqytet.

Ai tha se do të kemi një festë në Tiranë në fundin e vitit me artistët më të mirë dhe fishekzjarre. 

“Ne kemi prenotuar fishekzjarret, kemi prenotuar artistët më të mirë në vend për ndërrimin e viteve në Tiranë. Ndërkohë kemi dhe fishekzjarret, thjesht duhet të rakordohemi me qeverinë dhe Ministrinë e Shëndetësisë që ajo natë të lejohet.

Por ne gjithsesi do të kemi një festë në Tiranë në fundin e vitit, sigurisht për të pritur Tiranën që është Kryeqyteti Europian i Rinisë për 2022-shin. Dhe ndërkohë nga data 1 janar ne do të fillojmë nga aktivitetet, pra ne do të kemi një vit me rreth 1 mijë aktivitete”, beri me dije kryebashkiaku Veliaj në një intervistë televizive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat