30 vjeçari humb jetën në vendin e punës, bie nga banesa

Tirana

30 vjeçari humb jetën në vendin e punës, bie nga banesa

Më: 22 dhjetor 2021 Në ora: 16:51
Foto ilustrim

Një 30 vjeçar ka humbur jetën tragjikisht në vendin e tij të punës në Tiranë.

Policia bën me dije se A. G., 30 vjeç dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia e pallatit ku ishte duke punuar dhe për pasojë ka humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:20, te Rruga e Elbasanit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë.

Njoftimi i policisë:Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 22.12.2021, rreth orës 15:20, te Rruga e Elbasanit, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e pallatit ku ishte duke punuar dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi A. G., 30 vjeç.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat