14 të arrestuar për vepra të ndryshme penale në Tiranë

Tirana

14 të arrestuar për vepra të ndryshme penale në Tiranë

Më: 26 dhjetor 2021 Në ora: 13:30
Foto ilustrim

Policia në Tiranë ka vënë në praga 14 qyetarë për vepra të ndryshme penale. Bëhet e ditur se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 arrestuan në  flagrancë H. Gj., 61 vjeç, L. Gj., 59 vjeç dhe B. Gj., 52 vjeç, pasi kanë kanosur dhe i kanë kanë shkatërruar rrethimin e pronës shtetasit S. Gj. Ngjarja ka ndodhur në  fshatin Hekal, Petrelë.

Po ashtu në pranga janë vënë tre punonjës në një firmë pasi një 36-vjeçar ra të shtunën nga pallati ku po punonte dhe humbi jetën. Të arrestuarit janë G. G., 41 vjeç, me profesion inxhinier drejtues teknik, M. N., 32 vjeç, me profesion inxhinier përgjegjës për sigurinë dhe M. D., 33 vjeç, nënkontraktor në një firmë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë  B. D., 34 vjeç, pasi gjatë kontrollit të mjetit të tij policia i gjeti dhe i sekuestroi  një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Kurse, Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë  A. H., 27 vjeç; G. Sh., 38 vjeç; Sh. H., 44 vjeç; A. B., 25 vjeç; A. T., 44 vjeç dhe D. Ç., 33 vjeç pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Në pranga është vënë edhe B. F., 32 vjeç, pasi ka aksidentuar një vajzë  7 vjeçe dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat