Pas vdekjes së punëtorit të ndërtimit në Tiranë, arrestohen dy inxhinierët dhe nënkontraktori i firmës

Tirana

Pas vdekjes së punëtorit të ndërtimit në Tiranë, arrestohen dy inxhinierët dhe nënkontraktori i firmës

Më: 26 dhjetor 2021 Në ora: 14:35
Foto ilustrim

Pas vdekjes së një punëtori ndërtimi, policia e Tiranës ka arrestuar tre persona lidhur më këtë ngjarje.

Mësohet se janë arrestuar G. G., 41-vjeç, me profesion inxhinier drejtues teknik, M. N., 32-vjeç, me profesion inxhinier përgjegjës për sigurinë dhe M. D., 33-vjeç, nënkontraktor.

Këta persona akuzohen për shkeljen e rregulla të mbrojtjes në punë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve G. G., 41-vjeç, me profesion inxhinier drejtues teknik, M. N., 32-vjeç, me profesion inxhinier përgjegjës për sigurinë dhe M. D., 33-vjeç, nënkontraktor në një firmë, për veprën penale ‘Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë’, pasi në firmën ku këta shtetas punojnë, ka rënë nga lartësia dhe si pasojë ka humbur jetën, punëtori shtetasi E. O., 36-vjeç”, bën me dije policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat