1 i vrarë dhe 4 të plagosur në Tiranë/ Kush ishte shënjestra e masakrës së sotme

Tirana

1 i vrarë dhe 4 të plagosur në Tiranë/ Kush ishte shënjestra e masakrës së sotme

Më: 4 janar 2022 Në ora: 23:46
Pamje nga vendi i ngjarjes

Breshëria e kallashnikovit tronditi Tiranën, pasditen e sotme. Erion Çela, 35 vjeç mbeti viktimë, si dhe u plagosën 4 persona të tjerë. Ngjarja ndodhi në zonën e “Don Boskos” në kryeqytet.

Autorët të cilët lëviznin me një mjet tip “Benz” qëlluan nga jashtë në drejtim të lokalit ku ndodheshin në një tavolinë viktima dhe të tjerët.  Të plagosurit janë: Arben Dani 46 vjeç, Blerim Çela 28 vjeç, vëllai i viktimës, Edmond Cëroi, 41 vjeç daja i viktimës dhe Azbi Selimaj, 19 vjeç, kamarier i lokalit.

Burime nga grupi hetimor për ABC bëjnë me dije se shënjestra e atentatit dyshohet të ketë qenë daja, Edmond Crroj. 41-vjeçari rezulton të ketë probleme me drejtësinë jashtë vendit për trafik narkotikësh.

Sakaq, viktima ka mbajtur edhe emrin Adriatik Çela, ndërsa ishte pronar i një tabakino, që ndodhet shumë pranë vendit ku u vra. Mësohet se 35-vjeçari priste të bëhej baba i nja vajze.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 16:15, në zonën e “Don Boskos” në Tiranë. Persona të armatosur të cilët lëviznin me një automjet tip “Mercedes E Class” të zi dhe vetëm njëri prej tyre ka qëlluar me breshëri kallashnikovi nga jashtë në drejtim të lokalit, ku ndodheshin të ulur në një tavolinë viktima dhe personat e tjerë. Për pasojë ka mbetur i vdekur në vend Erion Çela si dhe janë plagosur katër të tjerë, të cilët janë dërguar te spitali i Traumës.

Sakaq, pasi kanë qëlluar me breshëri mjeti i autorëve është kthyer në vend dhe ka marrë po të njëjtën rrugë nga erdhi. Targat e makinës rezultojnë se janë të vjedhura nga një makinë Smart në Tiranë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat