Atentati në Tiranë/ Një nga të plagosurit në gjendje kritike, tre të tjerët jashtë rrezikut për jetën

Tirana

Atentati në Tiranë/ Një nga të plagosurit në gjendje kritike, tre të tjerët jashtë rrezikut për jetën

Më: 5 janar 2022 Në ora: 11:55
Atentati në Tiranë

Atentati i të martës dyshohet të ketë pasur si shënjestër Edmond Crrojin, i cili është njëri nga personat që ndodhet në gjendje kritike në reanimacionin e spitalit të Traumës. Ndërsa dy personat e tjerë, Arben Dani dhe Azbi Selmanaj ndodhen në pavijon dhe jashtë rrezikut për jetën.

Burimet për Top Channel thanë se Crroji mbeti i plagosur në pjesën e barkut dhe i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale. Gjendja e tij sipas mjekëve duket e stabilizuar për momentin, por gjithsesi ka nevojë për kujdes intensiv nga bluzat e bardha.

Në gjendje të rënduar vazhdon të jetë edhe i vëllai i viktimës, i cili ka mbetur i plagosur në pjesën e fytyrës. Me kërkesë të familjarëve të tij, Blerim Çela është dërguar në një spital privat në kryeqytet dhe po merr trajtim të specializuar.

Viktimë e këtij atentati mbeti 35-vjeçari Erion Çela, i njohur ndryshe edhe me emrin Adriatik Çela.

Edmond Crroj rezulton i skeduar disa kohë më parë për dy vepra penale atë të trafikut të narkotikëve dhe prostitucionin.

Në vendin e ngjarjes policia nuk ka gjetur gëzhoja ndonëse hetuesit kanë dyshime se është qëlluar rreth 15 herë. Ky element shton dhe më tej dyshimet se ka qenë një atentat i mirëorganizuar.

3 kanë qenë autorët të cilët kanë qëlluar nga brenda mjetit Mercedez, duke shmangur rënien e gëzhojave jashtë tij.

Shënjestrat e atentatit dyshohet të jenë mbajtur në vëzhgim.

Ngjarja e rëndë ndodhi të martën pasdite në zonën e “Don Boskos” në Tiranë, ku një person është vrarë dhe katër të tjerë mbeten të plagosur si pasojë e të shtënave me armë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat