Armë zjarri, vjedhje dhe dhunë ndaj gruas, shtatë të arrestuar në 24 orë në Tiranë

Tirana

Armë zjarri, vjedhje dhe dhunë ndaj gruas, shtatë të arrestuar në 24 orë në Tiranë

Më: 5 janar 2022 Në ora: 12:15
Foto ilustrim

Policia e Tiranës ka vënë nën pranga shtatë persona gjatë 24 orëve të fundit, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Policia vuri në pranga shtetasin M.K., pasi gjatë kontrollit nga policia iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri pushkë automatike me fishekë luftarakë.

Ndërkaq, u ndalua shtetasi E. Z., 42 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Vjedhja” dhe “Shtyrja e të miturit në krim”. Ky shtetas ka shtyrë një shtetas të mitur 14 vjeç, për të vjedhur një lokal.

Po ashtu, u vu nën prangat e policisë shtetasi H. D., 20 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”.

U arrestua në flagrancë shtetasi me inicialet Sh. Z., 42 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– E. M., 28 vjeç, D. T., 54 vjeç dhe Q. T., 37 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur;

– R. L., 30 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin e tij, është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin U. V., dhe si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerët e mjetit që drejtohej nga shtetasi U. V.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat