6 të arrestuar në Tiranë, procedohen 2 persona

Tirana

6 të arrestuar në Tiranë, procedohen 2 persona

Më: 9 janar 2022 Në ora: 16:31
Foto ilustrim

Policia e kryeqytetit njofton se ka vënë në pranga 6 persona dhe ka proceduar dy të tjerë, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I. M., 58 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe të banesës, nga shërbimet e Policisë, iu gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë dhe një peshore elektronike.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– F. D., 31 vjeç; G. M., 28 vjeç; E. K., 39 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur;

– M. S., 23 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin e tij pa leje drejtimi;

– M. M., 49 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin e tij në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 proceduan penalisht shtetasin A. Ll., 29 vjeç, pasi për shkak të detyrës, ka kanosur punonjësin e Qarkullimit Rrugor F. H., për vendosjen e masës administrative.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 proceduan penalisht shtetasin G. O., 25 vjeç, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Qarkullimit Rrugor.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat