Të rinjtë të pakënaqur me betonizimin e Tiranës nga Veliaj: Kërkojmë më shumë fusha sportive

Tirana

Të rinjtë të pakënaqur me betonizimin e Tiranës nga Veliaj: Kërkojmë më shumë fusha sportive

Më: 16 janar 2022 Në ora: 20:50
Erion Veliaj

Të rinjtë e kryeqytetit shprehen të pakënaqur në lidhje me mundësitë që Tirana ofron për ta. Betonizimi i fushave sportive dhe mungesa e aktiviteteve shoqërore dhe kulturore janë ndër shqetësimet kryesore të të rinjve për jetesën e tyre në kryeqytetin e pretenduar për të rinjtë.

Nisur nga pretendimet e kryebashkiakut Erion Veliaj se Tirana është kryeqyteti it ë rinjve, RTV Ora i është drejtuar pikërisht kësaj kategorie për të marrë gjykimin e tyre.

Të rinjtë shqiptarë, banorë të qytetit të Tiranës shprehen të pakënaqur në lidhje me mundësitë që Tirana ofron për ta.

“Këtu nuk ka asgjë për të rinjtë. Do donim diçka më tepër, si gjithë bota.”

Në një kohë kur shumë prej hapësirave të lira, që mund të shërbenin për të rritur interaktivitetin mes tyre janë betonizuar, ndaj të rinjtë kërkojnë krijimin e më shumë fushave sportive.

“Të kishte më shumë parqe do ishte shumë mirë. Do doja fushë  të çdo lloj sport, tenisi, basketboll, volejboll. Kjo I mungon shumë Tiranës, pavarësisht se Erion Veliaj ka bërë shumë që të zmadhojë pjesën e aktivitetit sportive në Tiranë, por prapë nuk është mjaftueshëm. Shtimi i popullsisë dhe shtimi i makinave ka bërë një trafik të rëndë.”

Ata thonë se pjesën më të madhe të kohës së lirë e kalojnë me pajisje dixhitale në një kohë kur mungojnë ambientet dhe aktivitetet kulturore në qytet për ta.

“Rinin shqiptare e ke të gjithë nëpër kafene.”

Edhe fëmijët kanë një kërkesë të veçantë.

“Të ishin prapë lodrat. Duam lodrat”.

Të pyetur se çfarë mundësie do të dëshironin ata që Tirana nuk e ofron, të rinjtë theksojnë angazhimin që duhet të marrë bashkia e qytetit për t’i përfshirë në më shumë aktivitete ku fokus të jenë të rinjtë.

Ishin këto disa nga gjykimet që vijnë dhe pas dhunës së ushtruar nga strukturat e Veliajt në një nga aktivitetet e pakta që u organizuan për të rinjtë në fundvitin e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat