Shembja e banesave/ Reagon Veliaj: 95% e banorëve janë dakord

Tirana

Shembja e banesave/ Reagon Veliaj: 95% e banorëve janë dakord

Më: 19 janar 2022 Në ora: 14:23
Erion Veliaj

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj ka reaguar ditën e sotme për aksionin e shembjes së banesave te "5 Maji" .

Veliaj tha se modernizimi i qytetit nuk ka kompromis dhe duhet bërë.

Ndër të tjera kryebashkiaku theksoi se 95% e banorëve janë dakorduar me procesin e rindërtimit dhe se është vetëm 5% që ka kundërshtuar. 

Veliaj në reagimin e tij ka bërë një thirrje të drejtëpërdrejtë banorëve që janë duke kundërshtuar shembjen e banesave ndërsa u bën thirrje që të heqin dorë nga brava e partisë por të zgjedhin bravën e shtëpisë së tyre.

‘95% e banorë në njësi 4 i kanë firmosur kontratat një pjesë e tyre morën edhe çelësat e shtëpisë. Ligji thotë që secili kompensohet me të njëjtat metra katror që kanë pasur, këtu përfshihen edhe ata që kanë ndërtuar pa leje . Edhe ata që kanë bërë shkelje i marrin të gjitha metrat katro. Edhe ata që janë të palegalizuar që kanë 100 m do të marrin 100 m katror. Pra nga të palegalizuara të gjithë do të legalizohen, dhe përfundimi i kësaj do të jetë si përfundimi i Unazës së Re, Astirit, Pazarit të Ri. Fakti që 95 % i kanë firmosur kontratat duhet vetëm që ky 5% të firmosë për të marrë metrat nga ato pa leje, tani me leje dhe urbanizim’, tha ai.

Më tej Veliaj shtoi:’Kundërshton një pjesë e vogël e cila ka muaj të tërë që shoqërohen me politikanë. Politikanë që nuk zgjidhin dot problemet e tyre nuk i zgjidhin këto halle. Tani ata banorë duhet të zgjedhin ose bravën e partisë, ose bravën e shtëpisë së tyre’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat