Flet Kryetari i Sindikatës Shqiptare të Taksive: Një karikim në ditë është 12 mijë lekë - e vështirë për taksistët

Tirana

Flet Kryetari i Sindikatës Shqiptare të Taksive: Një karikim në ditë është 12 mijë lekë - e vështirë për taksistët

Nga: Albert Z. Zholi Më: 19 janar 2022 Në ora: 19:47
Bilbil Cara

Tirana kryeqyteti ynë është një metropl me rreth 1500 taksi të licensuara. Por ka dhe shumë të tjera, që punojnë në të zezë. Problem ngelen pikat e karikimit të taksive elektrike pasi nuk janë të shpërndara dhe kanë kosto të lartë karikimi.

Me gjthë premtimet bashkia ende nuk e ka zgjidhur këtë problem pasi për to ka radhë dhe shpërndarje jo të drejtë. Sot taksistët në Tiranë mbijetojnë me vështirësi pasi ka dhe taksi në të zezë.

-Sot flitet shumë për taksitë elektrike. Sa vetura të tilla ka në Tiranë dhe çfarë mbështetje keni nga Bashkia Tiranë?

Z.Erjon Veliaj, Kryetari i Bashkise së Tiranes ka bërë shumë publicitet dhe ka premtuar dhe ka folur shumë nëpër mediat vizive dhe të shkruara në lidhje me Taksitë Elektrikë sidomos me pikat e karikimit në Qytetin e Tiranës: bile i ka ftuar edhe Qytetarët e Tiranës të blejnë makina eko që janë makinat elektrike se ka në të gjithë Tiranën pika karikimi ku në REALITET është komplet e kundërta.

Po të shikojmë në Qytetin e Tiranës nuk është ashtu.

-Sa pika karikimi ka sot Tirana?

Pika karikimi publike në Tiranë nuk janë më shumë se 4 -5 pika dhe këto jo të shpërndara gjeografikisht, por rreth qendrës.

Sa është pagesa për karikim të një makinë?

Gjoja është falas, por pagesa reale shkon deri në 1200 lek të reja për arsye se do paguhet parkimi kur të karikohet makina.

Sa orë duhet të karikohet një makinë?

Duhet 10 -12 orë të karikohet një makinë se janë pika ku karikohen shumë avash: bile ka pika që janë kot se nuk kanë korent fare, dhe dy pika karikimi tek Posta Shqiptare që janë të mira aty takstitë individuale nuk kanë akses të karikohen përveçse të KOMPANIVE.

Po nëse e vendos vetë një pikë karikimi sa kushton dhe a është me leverdi?

 Po ta vendosësh vetë një pikë karikimi në Tiranë kostoja e pikës të karikimit është 3000 mijë euro që do të thotë për ne si taksi individë është e papërballueshme, kurse kompanitë për makinat e veta i kanë.

Çfarë taksash vjetore paguan një taksist dhe a janë të përballueshme taksat?

- Për lejen e pikës ka kostot e veta duke bërë dhe kontratën me ELEKTRIKUN kurse për vendin ato vihen në vendet e parkimit të taksive zakonisht , ku vendqendrimi i një taksie paguhet tek Parkim Tirana 27600 lek të reja për një vit.

Po a karikoni ju në pikat e karikimit të Bashkisë?

Edhe ku janë pikat e karikimit të Bashkisë taksitë nuk karikojnë dot për arsye se vendi i makinës ku karikohet është i zënë me makina Publike që s’kanë lidhje me karikimin.

Është thënë nga kryetari i Bashkisë se në Parkun Tirana do të vendoset pika karikimi dhe në të gjithë Tiranën, por edhe kjo nuk është realizuar kurrë deri tani.

Problemi i TAKSIVE INDIVIDUALE është se edhe po të kenë mundësinë për ta blerë një makinë elektrike nuk e marrin dot , ngaqë banojnë në pallate e s’kanë ku ta karikojnë që të jenë të gatshëm për shërbimin e qytetarëve. Ky problem nuk është vetëm për një taksist por për të gjithë ato që kanë makina elektrike dhe ata që do blejnë për një shërbim më të mirë.

Sa taksi ka aktualisht në Tiranë?

Bashkia Tiranë ka të pajisura me Licencë individ dhe taksi kompanie afërsisht 1500 taksi. Pra, një numër i pranueshëm për numrin e banorëve që ka Tirana. Por këtu ka probleme të tjera si është vendqëndrimi, qarkullimi i madh, etj. Taksi elektrike për individë janë afro 200, kurse kompanitë kanë 80%të makinave elektrike.

A ka taksi që punojnë në të zezë dhe a luftohet ndaj tyre?

Taksi që punojnë në të zezë përveçse brenda në Qendër s’ka:pastaj në të gjithë Tiranën ka por jo në masë të madhe.

A mund të jetosh sot si shofer taksie?

Sot është shumë e vështirë të jetosh ose të mbash një familje prej 4-personash për arsye se ka shumë trafik, e shumë probleme të tjera.

Fiskalizimi

Sindikata Shqiptare e Taksive arriti qëllimin e vet në objektivin për mos FISKALIZIMIN E TAKSIVE. Pas shumë përpjekjesh me kërkesa zyrtare, dhe me takime ku në takimin e fundit më datë 15-12-2021, Sindikata Shqiptare e Taksive merr njoftimin për problemin e ngritur nga ana jonë, ku kërkesat tona u realizuan sikur deshëm ne.

Hyn në fuqi UDHEZIMI i Ministrisë të Financave që taksitë nuk do fiskalizohen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat