Sekuestrohen 31 kg kanabis në Tiranë, arrestohen 3 persona, 2 shpallen në kërkim

Tirana

Sekuestrohen 31 kg kanabis në Tiranë, arrestohen 3 persona, 2 shpallen në kërkim

Më: 11 mars 2022 Në ora: 15:50
Foto ilustrim

Tre persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi merreshin me trafikimin e lëndëve narkotike.

Policia bën me dije se në pranga kanë rënë shtetasit D. M., 29 vjeç, F. T., 36 vjeç,  A. Sh. 26 vjeç,.

Ndërkohë janë shpallur në kërkim shtetasit J. Z., 30 vjeç dhe E. S., 22 vjeç, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, siguronin lëndë të dyshuar narkotike të llojit kannabis sativa në sasi të mëdha dhe më pas e shisnin atë me pakicë te persona të tjerë. 

Ndërkohë policia ka sekuestruar 31 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 2 automjete, 8 aparate celulare, servera për kamera dhe dokumente të ndryshme.

Si ranë në prangat e policisë?

Në rrugën dytësore në autostradën Tiranë-Durrës, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar një automjet brenda të cilit dyshohej se kishte lëndë narkotike të llojit cannabis sativa. Gjatë kontrollit të këtij automjeti janë gjetur 29 pako me lëndë të dyshuar narkotike të llojit cannabis sativa, me një peshë totale 31 kg.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se autorë të dyshuar si të implikuar në këtë veprimtari kriminale janë shtetasit D. M., J. Z. dhe E. S.

Gjithashtu, nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se shtetasit F. T. dhe A. Sh., me detyrë operatorë të kamerave, kanë ndërhyrë në serverat e kamerave të sigurisë, për të fshirë pamjet e regjistruara.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat