Furnizonte shpërndarësit e Tiranës me drogë, arrestohet 39-vjeçari nga Memaliaj

Tirana

Furnizonte shpërndarësit e Tiranës me drogë, arrestohet 39-vjeçari nga Memaliaj

Më: 14 mars 2022 Në ora: 12:20
Foto ilustrim

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 39-vjeçar, banues në Memaliaj, për shitje të lëndëve narkotike.

Shtetasi S. B siguronte sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike cannabis sativa dhe klientët që e blinin, e shisnin atë më pas, në doza të vogla.

Gjatë kontrollit të automjetit të tij, nga shërbimet e Policisë, iu gjetën sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa, një aparat celular, shuma e parave 374.500 lekë të rinj dhe 400 euro që dyshohet se janë përfituar nga ky aktivitet i paligjshëm, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me mjetin. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat