Rritet numri i përdoruesve të biçikletave në Tiranë

Tirana

Rritet numri i përdoruesve të biçikletave në Tiranë

Më: 30 mars 2022 Në ora: 15:32
Erion Veliaj

Teksa vizitoi pikën më të re të biçikletave në Tiranë, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se rritja e numrit të përdoruesve të tyre është një zhvillim pozitiv për kryeqytetin.

Një zgjidhje ekologjike kjo, që sipas Veliajt vjen në kohën e duhur për të përballuar edhe  rritjen e çmimit të naftës për shkak të luftës në Ukrainë.

“Fakti që është trefishuar numri i biçikletave që janë shitur, apo zhdoganuar, është një lajm shumë i mirë. Do të thotë se nuk jemi dorëzuar përpara kësaj sfide për diçka që s’e kontrollojmë dot, por kemi përqafuar një mundësi. Ndaj mezi pres që të shohim, jo vetëm përhapjen e dyqaneve të tilla nëpër lagje, por edhe përhapjen e kulturës që pasohet me shtimin e rrjetit të biçikletave”, tha Veliaj.

Veliaj shtoi se duke parë këtë trend, edhe korsitë e biçikletave do të shtohen.

“Dëgjoja njerëz kur thoshin: te “Myslym Shyri” na u zu korsia e makinave. Ju them: kujtohu pak, a kalonte ndonjëherë makina aty? Në fakt, makinat parkoheshin nga 16 orë në rrugë, pra nuk ishte korsi kalimi. Kështu ka qenë edhe “Rruga e Kavajës” dhe “Zogu i Parë”, tha ai.

Së fundmi, Tirana është bërë pjesë e lëvizjes globale për mbrojtjen e planetit të Tokës, që synon të ndryshojë mënyrën e jetesës në funksion të një mjedisi më të shëndetshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat