Tiranë, i gjendet kallashnikov dhe municion luftarak, prangoset 31-vjeçari

Tirana

Tiranë, i gjendet kallashnikov dhe municion luftarak, prangoset 31-vjeçari

Më: 7 prill 2022 Në ora: 15:36
Tiranë, i gjendet kallashnikov dhe municion luftarak, prangoset 31-vjeçari

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor të koduar "Yrsheku", për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Në këtë operacion janë sekuestruar një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak, si dhe është vënë në pranga 31-vjeçari që i posedonte, i dënuar më parë për shkatërrim prone.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Yrsheku”. Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: - L. Z., 31 vjeç, banues në Yrshek, për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit". Gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi, në rrugën "Mihal Duri", në Yrshek, shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.” – bën me dije policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat