Tiranë, kryente vjedhje në zonën e Unazës së Re, prangoset 37-vjeçari

Tirana

Tiranë, kryente vjedhje në zonën e Unazës së Re, prangoset 37-vjeçari

Më: 8 prill 2022 Në ora: 16:54
Foto ilustrim

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Unaza”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

Në këtë operacion janë dokumentuar disa raste të vjedhjeve në automjete, vihet në pranga një 37-vjeçar.

Po ashtu janë sekuestruar veshje të cilat dyshohen se autori i përdorte për kryerjen e vjedhjeve, si dhe sende të tjera të dyshuara të vjedhura. 

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar "Unaza".  Në kuadër të këtij operacioni u bë ndalimi i shtetasit E. Y., 37 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Vjedhja". Si rezultat i hetimeve dhe provave të grumbulluara, ka rezultuar se ky shtetas, gjatë javëve të fundit, kryesisht gjatë natës, ka kryer një sërë vjedhjesh në zonën e Unazës së Re.  Prej muajit shkurt të këtij viti deri mbrëmjen e djeshme, që u kap në flagrancë nga shërbimet e Seksionit të Hetimit të Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, shtetasi E. Y. ka vjedhur sende dhe shuma parash, në 6 automjete që ndodheshin në garazhe të ndryshme, në Unazë të Re.” – bën me dije policia.  

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas, identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat