Pas sherrit me një person tjetër, 35-vjeçari godet edhe një punonjës policie! Arrestohet i riu

Tirana

Pas sherrit me një person tjetër, 35-vjeçari godet edhe një punonjës policie! Arrestohet i riu

Më: 10 prill 2022 Në ora: 18:14
Foto ilustrim

Dy persona janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi u përfshinë në një sherr me një 26-vjeçar.

Në pranga është vendosur 35-vjeçari E.M. pasi goditi me grushte shtetasin M.M. 26 vjeç.

Gjatë shoqërimit nga punonjësit e policisë, shtetasi E.M. sëbashku me shtetasin I.M. kanë goditur efektivët.

Njoftimi i policisë:

– E. M., 35 vjeç, për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Goditje për shkak të detyrës” kryer në bashkëpunim, dhe I. M., 59 vjeç, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës” kryer në bashkëpunim. Arrestimi i tyre u bë pasi shtetasi E. M., ka goditur me grushte shtetasin M. M., 26 vjeç, dhe gjatë shoqërimit nga punonjësit e Policisë, shtetasi E. M., së bashku me shtetasin I. M., kanë goditur punonjësit e Policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat