Tiranë: Në dukje qendër masazhi, brenda "prostitucion", 27 vjeçari administronte qendrën tek "5 Maji"

Tirana

Tiranë: Në dukje qendër masazhi, brenda "prostitucion", 27 vjeçari administronte qendrën tek "5 Maji"

Më: 15 prill 2022 Në ora: 14:28
Foto ilustrim

Një 27 vjeçar është arrestuar si administrator i një qendre masazhi  të cilën e shfrytëzonte për prostitucion

“Shtetasi A. B. administronte një qendër masazhesh në rrugën "5 Maji", në të cilën kishte punësuar shtetasen E. M. Përveç aktivitetit të regjistruar ligjërisht si qendër masazhesh, në këtë ambient ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit” informon policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

- A. B., 29 vjeç, për veprat penale "Shfrytëzimi i prostitucionit" dhe "Mbajtja e lokaleve për prostitucion".

Operacioni u kodua "Double".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat