Lidhja e dashurisë i heq lirinë 25-vjeçarit: Po u ndave nga unë, do të vras

Tirana

Lidhja e dashurisë i heq lirinë 25-vjeçarit: Po u ndave nga unë, do të vras

Më: 16 prill 2022 Në ora: 13:20
Ilustrim

Shoqëri e përbashkët, lidhje dashurie e me pas akuza të ndërsjellta që përfundojnë në hetim. Është kjo historia e komplikuar e dashurisë mes dy të rinjve në kryeqytet që tashmë kanë edhe një dosje hetimore në prokurorinë e Tiranës.

Në dosjen hetimore thuhet se vajza me inicialet Xh.K, ka denoncuar në polici ish-të dashurin e saj, J.M, me të cilin thotë se ka qenë e lidhur prej një viti, por me pas lidhja erdhi duke u ftohur, nuk po shkonin mirë me njëri tjetrin e për këtë arsye kërkoi ndarjen prej tij. Kërkesa e cila duket se nuk është pritur mirë nga 25 vjecari, dhe e reja pretendon se pas këtij momenti është përndjekur nga ish i dashuri i saj.

Në dosje ajo rrëfen edhe një episod për të cilin thotë se nuk e ka denoncuar më parë, ndërsa ish i dashuri i saj e kishte goditur me grushte në rrugë pranë një qendre tregtare. Në dëshminë e saj para prokurorit të cështjes, vajza rrëfen se djalin e kishte bërë bllok në rrjete sociale, për të shmangur cdo kontakt me të por përndjekja ka vijuar përmes adresave false.

“Duke qene se ai po insistonte që të më takonte me cdo kush, para një muaji ë gjysmë jemi takuar me J., pranë një qendre tregtare. I kam thënë se nuk mund të vijojmë bashkë, ndërsa ai me tha se deri sa të vdesësh nuk të lë rehat, unë do të ndjek ty gjithë jetën kudo që ti të shkosh do të vi pas, nuk ke nga më shkon.” thuhet në rrëfimin e vajzës, e cila ndër të tjera pretendon se është kërcënuar edhe me jetë.

“Ai më ka kërcënuar me jetë me shprehjen se ‘po u ndave nga unë ty do të vras do të zhduk’.

Gjithashtu e reja thotë se ish i dashuri i saj i ka bërë foto intime padijeninë e saj, një prej të cilave ia ka cuar në telefon si shantazh për t’u rilidhur sërish me të. Në vijim vajza thotë se i është dashur të kërkojë ndihmën e policëve, pasi përndjekja nga ish i dashuri ka qenë e vazhdueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat