"Unaza" protestë për dëmshpërblim, banorët-Ramës: Do të ndjekin me gurë kur të ikësh nga kryeministria

Tirana

"Unaza" protestë për dëmshpërblim, banorët-Ramës: Do të ndjekin me gurë kur të ikësh nga kryeministria

Më: 16 prill 2022 Në ora: 21:28
Protesta

Banorët e Laprakës dhe Paskuqanit pasditen e sotme, 16 prill zhvilluan një protestë. Ata dolën sërish në mbrojtje të shtëpive të tyre që preken nga projekti i "Unazës së Madhe." Ata i bëjnë thirrje kryeministrit që të shkojë dhe të bisedojë me banorët.

"Mos të vijë IKMT këtej sepse do t'i kapim dhe do t'i mbajmë këtu. Mos u tall me popullin se një ditë do tallemi shumë keq me ty. Nuk do rrini në pushtet gjithë jetën. Do të pështyjnë dhe do të ndjekin me gurë rrugës së madhe kryeministër. Do ikësh nga kryeministria, s'ke për të vdekur aty, s'ka vdekur asnjë në kolltuk. Jeni shumë arrogant, si ti, si qeveria, si Ballukja (Ballokumja i them unë) arrogant se nuk merrni guximin të vini dhe të diskutoni me banorët. Jemi njerëz me kulturë dhe edukatë, nuk jemi bagëti. Ne kuptojmë nëse vini uleni. Nëse ju pretendoni se keni policinë dhe gaz lotsjellës kur të doni në shtëpinë time hajde bëjeni provë, unë këtu jam. Nuk kam frikë nga presionet."

Banorët shprehen se do veprojnë në bazë të qëndrimit të institucioneve. Më tej theksojnë se duan një dëmshpërblim të drejtë dhe jo lëmoshë.

"Pushteti lokal ka për detyrë për tu konsultuar me njerëzit. Edhe pushteti qendror duhet të kishte një proces konsultimi. Ne nuk duam lëmoshë, po të jetë për lëmoshë kemi ku e gjejmë. Në një anë kemi popullin me hallet e veta, në anën tjetër oligarkun. Shteti është në mes, tani varet nga do anojë peshorja. Ne në bazë të qëndrimit të institucioneve do radikalizojmë edhe qëndrimin tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat