Zhduket 39-vjeçari në Tiranë, humb kontaktet me familjarët! Bashkëshortja e tij kërkon ndihmën e policisë

Tirana

Zhduket 39-vjeçari në Tiranë, humb kontaktet me familjarët! Bashkëshortja e tij kërkon ndihmën e policisë

Më: 17 prill 2022 Në ora: 13:10
Foto ilustrim

Një 39-vjeçar me iniciale N.T. është larguar nga banesa duke humbur kontaktet me familjarët.

Denoncimi është bërë nga e shoqja  Z. E., 23 vjeçe e cila u ka thënë bluve se 39-vjeçari nuk është kthyer në banesë prej disa kohës.

“Më datë 16.04.2022, shtetasja Z. E., 23 vjeçe, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, bashkëshorti, shtetasi N. E., 39 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale’, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat