Përplas një punonjës policie dhe u largua, në kërkim shoferi në Tiranë

Tirana

Përplas një punonjës policie dhe u largua, në kërkim shoferi në Tiranë

Më: 21 prill 2022 Në ora: 09:02
Foto ilustrim

Më datë 21.04.2022, në rrugën “Thoma Koxhaj”, mjeti tip “Ford”, në pronësi të shtetases D. M., me drejtues ende të paidentifikuar, ka goditur punonjësin e Policisë Z. M., me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme, dhe është larguar.

Si pasojë punonjësi i Policisë është dëmtuar dhe ndodhet në spital..

Mirëpo, është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat