Gjykata e Tiranës pranon ankimin e Enkelejd Alibeajt, çështjen e PD-së rikthehet për rigjykim

Tirana

Gjykata e Tiranës pranon ankimin e Enkelejd Alibeajt, çështjen e PD-së rikthehet për rigjykim

Më: 22 prill 2022 Në ora: 14:22
Foto ilustrim

Gjykata e Apelit në Tiranë ka pranuar sot ankimin e bërë nga kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj për vendimin e gjykatës që njohu kuvendin e 11 dhjetorit të mbledhur nga Komisioni i Rithemelimit të PD-së dhe ish-kryeministri, Sali Berisha.

Gjyqtarja Blerina Muça e ka rikthyer çështjen për rigjykim në shkallën e parë me një tjetër trupë gjykuese.

Më 25 mars, gjyqtari Agron Zhukri njohu statutin e PD të miratuar në Kuvendin e thirrur nga Berisha më 11 dhjetor 2021.

Ish-kryeministri gjatë ditës së premte ka akuzuar ambasadoren e SHBA, Yuri Kim për ndërhyrje në këtë çështje.

Njoftimi i plotë i Gjykatës së Apelit:

Ju informoj se sot më datë 22.04.2022, gjyqtare znj. Blerina Muça, në lidhje me kërkesën e paraqitur nga Partia Demokratike e Shqipërisë përfaqësuar nga z. Enkelejd Alibeaj, me objekt: Prishjen e Vendimit Nr. 1346/222 Akti, Nr. 3 Vendimi, datës 25.03.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me gjyqtar Agron Zhukri duke vendosur pushimin e gjykimit ose kthimin e saj për shqyrtim në të njëjtën gjykatë, por me tjetër trup gjykues, vendosi ne dhome keshillimi:

– Pranimin e ankimit të palës ankuese, Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Nënkryetari i saj z. Enkelejd Alibeaj, ndaj Vendimit Nr. 3, date 25.03.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

– Kundër vendimit nuk lejohet ankim./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat