Javët e Kulturës/ Aktivitetet ndërkombëtare nisin sot në Tiranë

Tirana

Javët e Kulturës/ Aktivitetet ndërkombëtare nisin sot në Tiranë

Më: 25 prill 2022 Në ora: 15:54
Edi Rama

Të hënën në mbrëmje në sheshin Skënderbej bëhet hapja e Javëve Kulurore Ndërkombëtare.

Ky është cikli i parë vjetor dhe do të pasohet nga të tjerë. Fillohet me Francën për të vijuar me një aktivitet deri më Nëntor, ku do të përfundojë me Kosovën.

Edi Rama: Fillojmë me javën e Francës dhe më pas vazhdojmë sipas një kalendari që ministria do ta paraqesë. Disa prej vendeve të përfshira janë të angazhuar prej kohësh, por në një farë mënyre ky angazhim i përbashkët i nxjerr këto javë nga suaza e tyre e mbyllur dhe i bën shumë më të aksesueshme për publikun e gjerë duke përfshirë jo vetëm aktivitetet artistike apo aktivitete të lidhura me krijimtarinë në fushat e ndryshme të artit, por duke përfshirë edhe aktivitete më popullore, aktivitete në rrugë.

Janë 17 vende që marrin pjesë në këtë nismë. Dhe aktivitet do të shtrihen edhe në qytete të tjera. Në Vlorë, Shkodër, Gjirokastër, Berat  e Durrës.

I pyetur për mungesën e skenës së Teatrit Kombëtar kryeministri Rama tha se rritja e kostove ka cuar në vonesa, por siguroi që projekti do të jetë po i njëjtë.

Kryministri Rama e mbylli duke theksuar rëndësinë e kulturave të huaja si investim për shoqërinë tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat