Vihen në pranga pesë persona në Tiranë, një ndër to kapet me kokainë

Tirana

Vihen në pranga pesë persona në Tiranë, një ndër to kapet me kokainë

Më: 3 maj 2022 Në ora: 10:09
Foto ilustrim

Pesë persona janë vënë në pranga në Tiranë ditën e sotme.

Policia bën me dije se një prej tyre u arrestua pasi i është kapur në banesë lëndë e dyshuar si kokainë.

Po ashtu është arrestuar edhe një 48-vjeçar pasi ka dhunuar bashkëshorten e tij. Në pranga nga policia e kryeqytetit kanë rënë edhe tre persona të tjerë: një shtetase me inicialet N. N., 23 vjeçe dhe E. Q., 19 vjeç, të dy banues në Tiranë, dhe A. M., 38 vjeç, banues në Fier, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat