Ngjarje e rëndë në Tiranë, masakrohet me thikë një 60-vjeçar, ndërron jetë

Tirana

Ngjarje e rëndë në Tiranë, masakrohet me thikë një 60-vjeçar, ndërron jetë

Më: 7 maj 2022 Në ora: 12:08
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, me pasojë një humbje jete. Policia bën me dije se një 60-vjeçar ka mbetur viktimë e goditjeve me thikë nga një 37-vjeçar.

Blutë sqarojnë në njoftimin paraprak se autori i dyshuar, shtetasi O. Dh., 37 vjeç, është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 07.05.2022, rreth orës 11:15, në afërsi të “Harry Fultz”, shtetasi O. Dh., 37 vjeç, ka goditur me mjete prerëse shtetasin I. K., 60, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat