Blindohet Tirana si pasojë e finales së sotme, ja çfarë po ndodh në kryeqytet

Tirana

Blindohet Tirana si pasojë e finales së sotme, ja çfarë po ndodh në kryeqytet

Më: 25 maj 2022 Në ora: 12:00
Tirana

Finalja e parë në histori të Ligës së Konferencës do të zhvillohet sot në stadiumin “Air Albania” të Tiranës, ku kjo gjë tani ka bllokuar kryeqytetin.

Sonte me fillim nga ora 21:00, skuadra italiane Roma dhe ajo holandeze Feyenoord do të përballen kokë më kokë për trofeun e kësaj gare.

Forca e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) ka blinduar kryeqytetin shqiptar, duke pozicionuar dhjetëra automjete Akademia e Arteve, ndërsa në rrugët e Tiranës ka më shumë policë sesa qytetarë.

Siç ishte paralajmëruar, qendra e kryeqytetit tashmë është e gjitha e bllokuar, pasi nuk ka mjete në qarkullim.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat